Çështjet aktuale evropiane dhe rajonale, me theks të posaçëm në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivat në procesin inkuadrues, ishin në fokus të bisedimeve mes ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Joakim Strand, ministër për çështje evropiane dhe pronësi shtetërore i Finlandës, i cili ndodhet për vizitë pune në vendin tonë.
Siç kumtoi MPJdheTJ, Mucunski e riafirmoi përkushtimin e fuqishëm për përshpejtim të procesit eurointegrues me qëllim të anëtarësimit të plotë në BE, në pajtim me kriteret dhe standardet e vendosura.
Ai theksoi se shteti mbetet partner konsekuent dhe kredibil i BE-së, i cili vazhdimisht punon në zbatimin e reformave dhe në mënyrë aktive kontribuon drejt stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
“Mucunski e ceki edhe rëndësinë e parashikueshmërisë dhe dinamikës më të madhe në procesin e integrimit të vendeve nga rjaoni në BE, duke shprehur falëdnerim për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore nga ana e Finlandës”, qëndron në kumtesën e MPJdheTJ.
Dy ministrat biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale, duke e konfirmuar angazhimin e përbashkët për thellimin dhe avancimin e tyre të mëtutjeshëm në bashkëpunimin në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.