Tetovë: 19-vjeçari denoncon sulm fizik nga kushëriri i tij

Më 1 tetor 2025, në orën 20:10, në SPB Tetovë është paraqitur një 19-vjeçar nga Tetova, i cili ka raportuar se rreth orës 19:10, para shtëpisë së tij, pas një fjalosjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga kushëriri i tij B.A.

Policia njofton se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS