Zhelinë, Sejdiu: Gratë janë shtylla kryesore e kombit, shoqërisë dhe komunës sonë

Kandidati dhe kreu aktual i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, mbrëmë mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Forumi i Gruas i kësaj komune, ku iu drejtua grave dhe theksoi rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri dhe vendimmarrje.

“Gratë janë shtylla kryesore e kombit, shoqërisë dhe komunës sonë. Ju premtova se gjithmonë do të jenë pjesë e pandashme e programeve tona dhe se pjesëmarrja e tyre do të forcohet ende më shumë në vendimmarrje,” u shpreh Sejdiu.

Ai shtoi se gratë do të kenë një rol të pazëvendësueshëm në të ardhmen e komunës:
“Me ne, gratë do të jenë zëri ynë që do të na përfaqësojnë me dinjitet.”