Mexhiti: Batinca dhe i gjithë Studeniçani meritojnë zhvillim të vërtetë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se së bashku me kandidatin e VLEN-it për Studeniçanin, Sedat Bislimi dhe deputetin Bekim Sali, kanë takuar banorët e Batincës.

Mexhiti shkruan se besimin që ua japin japin familjet, të rinjtë dhe të moshuarit, dhe të gjithë banorët, është garancia më e madhe se Studeniçani nuk do të mbetet peng i dështimeve dhe gënjeshtrave të atyre që për vite të tëra vetëm premtuan e mashtruan.

“Sonte ishim në Batincë, mysafirë tek familja e Amet dhe Emir Ismailit. Bashkë me kandidatin e VLEN për kryetar të Studeniçanit, Sedat Bislimin, deputetin Bekim Sali dhe doktor Rexhepin, u takuam me banorë që na e forcuan edhe më shumë besimin se e ardhmja është me të drejtën, me fitoren, me vizionin tonë për zhvillim. Ky besim që na japin familjet, të rinjtë dhe të moshuarit, dhe të gjithë banorët, është garancia më e madhe se Studeniçani nuk do të mbetet peng i dështimeve dhe gënjeshtrave të atyre që për vite të tëra vetëm premtuan e mashtruan. Batinca dhe i gjithë Studeniçani meritojnë zhvillim të vërtetë: rrugë të rregulluara, investime të prekshme, shkolla dhe perspektivë për të rinjtë, si dhe veçanërisht investime në bujqësi. Ky është zotimi ynë, ky është drejtimi ynë!
Ndërkohë që kundërshtarët tanë kanë mbetur peng i interesave të tyre të ngushta, ne, bashkë me qytetarët, do të shkruajmë faqen e re të fitores. 7 është numri, 19 tetori është dita e fitores!”, ka shkruar Mexhiti.