Punonjësit e “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup, sërish protestuan për pagat e papaguara

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” dhe të ndërmarrjeve “Florakom” dhe “Luna” protestuan edhe sot.

Shkaku i këtyre protestave është vonesa në pagesën e rrogave për muajin gusht, të cilat deri më sot ende nuk u janë paguar.

Protestuesit thanë se kjo ka shkaktuar pasoja serioze për një numër të madh punonjësish, të cilët jo vetëm që kanë mbetur pa mjete financiare për ekzistencë, por tani rrezikojnë edhe ndërprerjen e sigurimit shëndetësor.