Kompania ”Turkish Airlines” njoftoi se pezullimi i fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare do të zgjatej për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.
Fluturimet e brendshme do të mbeten të pezulluara deri më 4 qershor, kurse ato ndërkombëtare deri më 10 qershor.
Valixhet nuk do të lejohen në zonën e kabinës, por do të pranohen në pjesën tjetër të bagazheve nën kabinë.
Transportuesi ajror turk në fund të prillit kishte njoftuar ndalimin e të gjitha fluturimeve deri më 28 maj.