“Goca dhe Gra” është rikthyer me sezonin e radhës, ku në panel këtë herë janë: Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea.
Një nga temat që u hap puntatën e parë të këtij sezoni ishte dhe një performancë live e MC Kreshës, e cila është bërë tejet virale ditët e fundit në rrjetet sociale.
E pyetur për këtë gjë, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 e vendosur në siklet vendosi të shmangte pyetjen në fillim.
Foto: YouTube
Më pas ajo u shpreh se MC Kresha është një super artist, me të cilin para shumë vitesh ka shijuar një romancë dashurie.
Pjesë nga biseda në studio:
Rudina: Si mendon për MC Kreshën?
Rozana: Unë?
Rudina: Po.
Rozana: Si mendon ti Ori?
Ori: Unë e kam një mendim. Më pëlqen shumë të them të drejtën dhe është një nga artistët e mi të preferuar. Ia dua shumë këngët të dyve. Edhe besoj se të gjithëve na ndodhin kështu momente
Rudina: Mund t’i ketë harruar tekstin Ema?
Ema: Unë kam përshtypjen që e ka bërë dhe për humor. Nuk e di se çfarë koncerti është. Mendoj se ka qenë dhe për shaka. Mua më bëri për të qeshur.
Rozana: Mund të jetë dhe si ajo që bëre pak më përpara për të rënë në sy.
Ema: Nuk e di ku, nuk e di si dhe nuk e di qysh, por nëse e ka bërë për të rënë në sy…
Rozana: Edhe unë jam me mendimin e Orit, që Kresha është një super artist.