Fifi: Nuk jam mirë me koncertet pasi u bëra nënë

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi ishte e ftuar së fundmi në Top Albania Radio, ku foli hapur për karrierën e saj dhe për jetën pas lindjes së fëmijës.

Gjatë intervistës, ajo rrëfeu se që prej periudhës kur u bë nënë, situata me koncertet nuk ka qenë gjithmonë sipas pritshmërive

“Nuk jam shumë mirë me koncertet, nuk e di çka ka ndodhur, ndoshta edhe ky tranzicion prej një gruaje artiste që jam marrë me muzikën 100 përqind dhe jam bërë nënë dhe njerëzve automatikisht iu shkon ai informacioni në kokë që ‘është bërë nënë dhe s’do të këndojë për nja dy vjet’, ndërkohë që unë kam qenë shumë aktive”, – tha Fifi, duke shtuar se: “Mendoj se i ka ardhur edhe epokës së klubeve të natës fundi dhe është duke ardhur periudha e koncerteve të mirëfillta, të cilin do ta bëjmë shumë shpejt vitin tjetër sepse tani jemi në përgatitje, jemi në fazat e para të shqyrtimit”.

Fifi la të kuptohet se vitin e ardhshëm do të nisë një seri koncertesh recitale, por ende nuk ka vendosur nëse do të fillojë nga Tirana apo Prishtina.

“Do të jetë një rikthim i fuqishëm, i fokusuar te muzika dhe publiku,” – shtoi ajo, duke paralajmëruar fansat se ka plane të mëdha për vitin që vjen.

Këngëtarja ka qenë aktive edhe gjatë periudhës pas lindjes, duke ruajtur lidhjen me publikun përmes projekteve muzikore, por tani duket se po përgatitet për një rikthim të plotë në skenë, me koncerte që premtojnë të jenë emocionuese dhe të pasura muzikalisht.

Fansat mund të presin një Fifi më të fuqishme dhe më të angazhuar se kurrë, duke rikthyer energjinë e saj karakteristike në skenat shqiptare dhe rajonale.