Moti sot me vranësira të ndryshueshme

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut, të cilat gjatë natës do të përhapen në gjithë vendin. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 15 deri në 20 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Kah fundi i ditës, posaçërisht gjatë natës do të ketë reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 19 gradë Celsiusë.