Duke folur të martën në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Varshavë, Kellog është shprehur se lufta e Ukrainës është e pamundur të fitohet nga ai në plan afatgjatë.
“Mendoj se ndoshta thellë thellë, ai e kupton se nuk mund ta fitojë këtë. Kjo është një luftë e pafitueshme për të, në plan afatgjatë. Nuk do të ndodhë”, ka deklaruar Kellog.
I pyetur për incidentet e fundit që përfshijnë Rusinë në Evropë, ai duket sikur sinjalizoi mbështetjen e tij për idenë e goditjes së dronëve ose avionëve rusë që kalojnë në hapësirën ajrore të NATO-s.
“Mënyra se si i përgjigjeni diçkaje të tillë, nga një sfond ushtarak, do të thoja se ndonjëherë ju ngritni çështjen e asaj që quhet nivel rreziku për ta bërë këtë. Do t’ju jap një shembull të mirë. … Disa vite më parë, në vitin 2015, rusët kishin pushtuar hapësirën ajrore turke me një avion luftarak. Çfarë bënë turqit? Ata e rrëzuan. Në rregull, kjo do t’ju tërheqë vëmendjen shumë shpejt, apo jo?”, ka thënë Kellog.