Këngëtarja e njohur Violetë Kukaj vazhdon të jetë shumë e pranishme në botën e showbizit.
Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje ku këngëtarja shihet duke kënduar në vitet ’90, shkruan “Kosovarja”.
Në vitin 1988, në Radio Televizionin e Prishtinës, Violetë interpreton këngën e saj të njohur “Si ylli mëngjesit”.
Edhe pse kanë kaluar vite, ndryshimet në pamjen e Violetës janë të dukshme, zëri i saj unik dhe i veçantë mbetet i pandryshuar dhe vazhdon të magjepsë edhe sot.