Adnan Azizi me mesazh para Konventës: T’i themi mjaft korrupsionit dhe ofendimit të shqiptarëve

Shefi i shtabit të VLEN, Adnan Azizi ka dalë me mesazh të fuqishëm para Konventës së sontme ku VLEN do të promovojë kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal.

“Në emrin tim dhe në emër të Shtabit qendror të VLEN ju ftoj që të merrni pjesë masovikisht në mbështetje të kandidatëve tanë më të mirë që ka shqiptaria. Sonte në ora 19 të drejtohemi të gjithë së bashku një zë për t’i dhënë mbështetje ndryshimit në çdo komunë shqiptare dhe për t’i thënë mjaft më korrupsionit dhe ofendimit të shqiptarëve”, ka thënë në porosinë e tij, Azizi.

Konventa e VLEN mbahet sonte me fillim në orën 19 në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup.