Bekim Sali: Sot, në Shkup, ndriçon energjia e shpresës shqiptare!

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka promovuar konventën që ky koalicion do ta mbajë sonte me fillim prej orës 19:00 në sallën Boris Trajkovski në Shkup.

“Sot, në Shkup, ndriçon energjia e shpresës shqiptare!
Zemrat bashkohen, zërat ngrihen drejt një të ardhmeje më të mirë sepse VLEN!
Shkupi gumëzhin nga shpresa, energjia dhe uniteti ynë.
Ora 19:00 mos mungo!
Së bashku bëjmë historinë!”, ka shkruar Sali.