Shukova: Plani im është një Shkup pa deponi

Plani im është një Shkup pa deponi të paligjshme dhe më në fund ka ardhur koha që mbeturinat të trajtohen si burim. Vardarishtja është vetëm një nga lokacionet si deponi ilegale, përveçse është dhe stacion transferimi i cili është lënë pas dore seriozisht në këto katër vjet dhe nuk është bërë asnjë ndërhyrje për ta mbyllur atë si deponi ilegale në mënyrë që të marrë qëllimin i cili duhet të ketë dhe që ka pasur prej vitesh – ky është stacion transferimi, deklaroi sot kandidatja për kryetar të Qytetit të Shkupit nga LSDM-ja dhe koalicioni, Kaja Shukova.

Në deklaratën e dhënë para deponisë ilegale të Vardarishtes, Shukova theksoi se në kuadër të Shkupit dhe në kuadër të rajonit të Shkupit, ky lokacion është planifikuar të vazhdojë të jetë një stacion transferimi.

Çfarë do të thotë stacion transferues? Nuk do të thotë vetëm transferues nga një kamion më i vogël n

ë një më të madh dhe që mbeturinat të përfundojnë në Drislla. Do të thotë një sistem serioz ku mbeturinat do të selektohen, përpunohen, sigurisht në bashkëpunim me të gjithë partnerët e tjerë të cilët janë pjesë e këtij sistemi, sepse nuk është vetëm qyteti, nuk janë vetëm komunat. Këtu kemi edhe bashkëpunim dhe me sektorin privat, me sektorin joqeveritar, të cilët janë pjesë e një sistemi të integruar për menaxhimin e mbeturinave”, potencoi Shukova.

Shtoi se seriozisht duhet të mendohet për selektimin e mbeturinave dhe për këtë arsye Qyteti duhet t’u ofrojë qytetarëve pajisje të reja, para së gjithash kosha, kontejnerë dhe kamionë, gjë që është dhe në programin e saj, i cili do të punojë ekskluzivisht me mbeturina të përzgjedhura në mënyrë që të mos ndodhin situata si ato që kemi sot, kur një pjesë e qytetarëve tashmë i selektojnë mbeturinat e tyre dhe ato përfundojnë në të njëjtat kamionë që i depozitojnë mbeturinat vetëm në Drislla.