Mexhiti: Lobistë të ‘Botës Serbe’, është djali dhe familja e Ahmetit

Izet Mexhiti thotë se tani më është e qartë se për çka Bujar Osmani ka qenë 11 herë në Beograd dhe asnjëherë në Prishtinë.

“Ali Ahmeti për gjithçka, por jo edhe për tezën, e cila “Botën Serbe” gjatë gjithë vitit e mbanë në nivelin më të lartë“, ka thënë dje zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti, lider i Lëvizjes Demokratike (LD) dhe kandidat për kreun e Çairit, transmeton gazeta “Lajm” e “Lajm Tv” lajmin e “Plusinfo”.

“Pikërisht këtu e shoh edhe nervozën e Ahmetit, sepse po del që lidhja dhe lobistë, nuk është askush tjetër, përveç djali i tij dhe familjes Ahmeti. Këtë dua ta theksoj se tanimë nuk bëhet fjalë për rastësi, por për strategji. Nga 80 komuna në Maqedoni, Daka Davidoviqi e kishte zgjedhur Tetovën, të cilën atëherë e udhëhiqte BDI-ja (Teuta Arifi, vërejtja jonë). Kazinotë që ishin në duart e “Botës Serbe”, erdhën nëpërmjet Artan Grubit, kreditë e shpejta të Radoicicit, të cilin e dëbuan nga Kosova, i solli ministri për Financa i BDI-së (Fatmir Besimi). Nga kjo qartë shihet se pse Bujar Osmani si, ministër i Punëve të Jashtme, kishte qëndrime proserbe për Mitrovicën (Kosovë), dhe pse 11 herë ishte në Beograd për vizitë dhe asnjëherë në Prishtinë. Kjo flet shumë se pse Ali Ahmeti ishte bërë nervoz”, citohet të ketë thënë Izet Mexhiti.