Aktori i famshëm, Stanley Tucci, (64 vjeçar) nuk e ka problem diferencën prej 21 vitesh në moshë midis tij dhe gruas së tij Felicity Blunt (43 vjeçare), por kohët e fundit pranoi frikën që ka për të ardhmen e tyre së bashku.
Ndërsa nuk e ka problem që është më i vjetër se gruaja e tij, aktori zbuloi se çfarë e trishton.
“Më vjen keq që nuk do ta shoh të plaket dhe që nuk do të jem në gjendje të kujdesem për të nëse ka nevojë për kujdes”, tha Tucci për The Times të Londrës.
Foto: EPA
“Mendoj se ka diçka vërtet të bukur tek njerëzit që plaken së bashku. Dhe nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, kjo nuk mund të ndodhë”.
Tucci u takua me agjenten letrare në vitin 2006 në premierën e filmit “The Devil Wears Prada”, në të cilin ai luajti së bashku me motrën e saj, Emily Blunt.
Rrugët e tyre u kryqëzuan përsëri katër vjet më vonë, në dasmën e Emily me aktorin John Krasinski në vitin 2010.