Mendi Qyra: Rinia e Strugës po sjell frymën e ndryshimit

Kandidati i pavarur për Strugën, Mendi Qyra, ka theksuar rëndësinë e angazhimit të të rinjve në fushatën e tij, duke e cilësuar atë si forcën kryesore që po sjell gjallëri dhe kreativitet.

“Kjo është rinia jonë, mendje të bukura që i japin më shumë ngjyra dhe gjallëri fushatës sonë. Një rini që zhgënjimin ndaj dështimit 20-vjeçar e shpreh me kreativitet, dhe jo me propagandë të sëmurë në rrjetet sociale,” – u shpreh Qyra.