Afrim Gashi: VLEN në zgjedhje me vizion të konsoliduar dhe kandidatë me zgjidhje konkrete

Screenshot

Kryetari i Kuvendi, Afrim Gashi ka njoftuar se ka takuar liderët e koalicionit VLEN.

Gashi ka thënë se VLEN u qaset zgjedhjeve të ardhshme lokale me një vizion të konsoliduar, program të përgjegjshëm dhe me kandidatë që ofrojnë zgjidhje konkrete për komunat.

“Takova liderët e koalicionit VLEN, ku bashkërisht dhe me “NJË ZË” theksuam rëndësinë e zhvillimit të një fushate dinjitoze për zgjedhjet lokale, duke respektuar standardet e larta të kulturës politike. Nga diskutimet u konfirmua bindshëm se VLEN u qaset zgjedhjeve të ardhshme lokale me një vizion të konsoliduar, program të përgjegjshëm dhe me kandidatë që ofrojnë zgjidhje konkrete për komunat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.