Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, takoi kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Kadir Ozkaya

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka pritur në takim delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga Kryetari z. Kadir Ozkaya.

“Pata kënaqësinë të mirëpres në një drekë pune delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga Kryetari z. Kadir Ozkaya. Vlerësova se kjo vizitë e rëndësishme shënon një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Diskutuam edhe mbi sfidat aktuale dhe zhvillimet politike, ku theksova angazhimin e Kuvendit për të ruajtur një raport të qëndrueshëm dhe dialog të hapur me Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar rolin e saj të rëndësishëm në mbrojtjen e rendit kushtetues”, ka shkruar Gashi.