Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, ka bërë të ditur sot se copëza të reja të dronit janë gjetur në lindje të Rumanisë, përkatësisht në Tulcea pranë kufirit me Ukrainën.
Ekspertët nga ministria e Mbrojtjes janë duke mbledhur këto copa për të vazhduar me hetimet.
Rumania është bërë një prej “pikave më të nxehta”, sa i përket shkeljes së hapësirës së tyre ajrore nga fluturaket ruse gjatë javëve të fundit.