Berisha: Ka akoma diplomatë që mbështesin narkoshtetin, por atyre u them se dielli me shoshë nuk mbulohet

Lideri i opozitës Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, “ka akoma diplomatë që mbështesin narkoshtetin, por atyre u them se dielli me shoshë nuk mbulohet”.

Berisha: Ne, sigurisht që insistojmë dhe do bëjmë gjithçka.

Për sa u përket partnerëve ndërkombëtarë, ne në tërësi konstatojmë me kënaqësi që kemi një mbështetje në këtë betejë, sikundër ka edhe të tjerë, po të faktorit ndërkombëtar, që vazhdojnë të mbështesin narkoshtetin me të gjithë fuqinë e tyre.

Por ne nuk humbasim durimin.

Ne e konsiderojmë mision këtë, mision shumë i vështirë.

E vërteta është se narkoshtetin e ndërtoi Edi Rama, por e ndërtoi në mbështetje të hapur të ambasadorit Donald Lu, të Xhorxh Sorosit, me heshtjen e plotë të ambasadorit të BE.

Mirëpo kohërat ndryshojnë.

Sot përfaqësuesja e SHBA në një seri takimesh njëri pas tjetrit me zyrtarë shqiptarë sjell mesazh kryesor luftën kundër karteleve të drogës dhe terroristëve, bashkëpunëtorëve me kartelet e drogës.

Juve u kujtohet fjala në verën e vitit 2015, përgëzonte policinë për luftën kundër drogës, në një kohë kur Shqipëria ishte e mbjellë anëekënd.

Juve ju kujtohen raportet që bënte Vllahica, që i merrte nga zyra e Ramës dhe i dërgonte në Komisionin Europian, për beteja e suksesshme të Edi Ramës, që ndërtonte narkoshtetin në të vërtetë.

Përsëri nuk them se nuk ka avoketër të narkoshtetit, por jam më optimist se kurrë, sepse për vendet e lira, gjithnjë e më e qartë bëhet se rreziku i drogës dhe i karteleve është i njëjtë me rrezikun e terrorizmit, ndaj dhe ato kualifikohen si të tillë.

Po, po, ka edhe sot diplomatë që nuk duan të dëgjojnë, që thonë se Berisha e tepron me këtë punën e narkoshtetit. Unë e kuptoj, por u them se kemi avokati të vështirë. Berisha nuk shpik narkoshtetin, narkoshteti për fat të keq ka ngërthyer si gaforre këtë vend.

Dhe ata që përpiqen ta fshehin, u them se dielli me shoshë nuk mbulohet.

© SYRI.net