Çmimi i arit arrin rekord, tregjet presin ulje të normave të interesit në SHBA

Indekset evropiane dhe amerikane të bursës janë kryesisht në rritje sot, ndërsa çmimi i arit ka kaluar 3.800 dollarë për uncë (1 uncë = 28,3495 gramë), duke arritur një rekord të ri. Kjo është pasojë e dobësimit të dollarit dhe pritjeve në rritje se Rezerva Federale e SHBA-së mund të ulë normat e interesit deri në fund të vitit, raporton Reuters.

Tregjet aktualisht vlerësojnë se mundësia për ulje të normave të interesit në SHBA gjatë muajit tetor është 90 përqind, ndërsa shanset për lehtësim të mëtejshëm të politikës monetare në dhjetor llogariten rreth 65 përqind.

Sipas të dhënave të 9:30, indeksi DAX i bursës së Frankfurtit u rrit për 0,25 për qind, duke arritur në 23.790,76 pikë; indeksi francez CAC 40 u rrit për 0,15 për qind, në 7.882,03 pikë; britaniku FTSE 100 u rrit për 0,49 për qind, në 9.330,75 pikë, ndërsa indeksi rus MOEX ra për 0,46 për qind, në 2.712,85 pikë.