Eno Bozdo ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Bozdo shkruan se raporti është një aktakuzë e rëndë për mënyrën se si po qeveriset vendi ynë, ndërsa shton se evidentohet që krimi i organizuar ka depërtuar në çdo qelizë të ekonomisë shqiptare.
Postimi i plotë:
Raporti i DASH, një aktakuzë e rëndë ndaj qeverisë
DASH:”Shqipëria po fundoset nga krimi i organizuar dhe korrupsioni qeveritar”
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri është një aktakuza më e rëndë deri më sot nga ky institucion, për mënyrën se si po qeveriset Shqipëria!
Raporti ve perfundimisht gishtin ne plagen me te madhe te Shqiperise: depertimin e krimit te organizuar ne cdo qelize te ekonomise dhe shoqerise, si dhe kostot shume te larta qe paguan biznesi dhe shoqeria.
Në raport thuhet qartë:
“Despite the resilience and steady groëth demonstrated by the Albanian economy in recent years, its economic development remains vulnerable to ëidespread corruption, organized crime, distorted competition, labor shortages due to emigration, loë productivity, and a large informal sector.”
Ky është një vlerësim i drejtpërdrejtë që tregon se Shqipëria nuk po humbet vetëm investitorët, por edhe besimin ndërkombëtar.
Krimi i organizuar dhe kapja e shtetit nuk është më një fenomen periferik – është një faktor që ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrjen ekonomike dhe institucionale.
Përgjegjës i vetëm për këtë situatë është Kryeministri Edi Rama, i cili i ka hapur dyert krimit të organizuar, duke e lejuar të depërtojë në ekonomi, në administratë dhe në vendimmarrje. Ky fakt provon bashkëpunimin e hapur të qeverisë me krimin e organizuar!
© SYRI.net