Almeda Abazi thotë se agjëron Ramazanin që nga mosha 15-vjeçare

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi, vazhdon të jetë personazh i pëlqyer nga publiku.

Ajo së fundmi ka filluar rrugëtimin e saj edhe në muzikë dhe gjithçka ka nisur me shumë sukses.

Prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi atje ku edhe është martuar me aktorin shumë të dashur për publikun, Tolgahan Sayisman me të cilin ka edhe një djalë.

Çifti janë aktiv edhe në rrjete sociale, kështu duke u qëndruar sa më pranë fansave të tyre.

Së fundmi Almeda u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve dhe dikujt i ka interesuar nëse është duke agjëruar Ramazanin dhe nuk ka munguar përgjigja e saj ku tregon se agjëron që nga mosha 15-vjeçare.