Në Tearcë u organizua Dita e Groshës, grosha e Tetovës gjithnjë e më pak në treg

Për të 13 vjet me radhë në Tearcë u organizua Manifestimi tradicional “Dita e Groshës 2025”, një manifestim që për ç’do vit mbledh pjesëmarrës të shumtë nga vendi, rajoni dhe jo vetëm. Si ç’do vit edhe këtë vit pati aktivitete nga nxënësit e shkollave fillore të cilët kishin përgatitur ushqime të ndryshme tradicionale, një manifestim të pasur me program kulturor, dhe kryesorja përgatitja e groshës. Organizatori Metin Muarremi theksoi se nëpërmjet këtij manifestimi ngritet vetëdijen për rritjen e kultivimit të groshës, transmeton TV 21.

“ Ideja është që të mbështesim bujqit pasi që grosha është një produkt që bujqit për çdo vit ballafaqohen me rënie të sasisë edhe cilësisë , andej ky manifestim është një lloj garancie se ne duam ta mbajmë të gjallë këtë prodhim andej pames pjesës inert kulturore duam që ti n’grisim aktivitete ndërkulturore që ndodhin këtu në rajon dhe më gjerë”, tha Metin Muarremi nga CED.

Dielli edhe lagështia që ka rajoni i Pollogut bën që fasulja të jetë e veçantë, por fatkeqësisht ajo çdo vit kultivohet pak e më pak shkaku i heqjes dorë nga bujqësia por edhe i ndryshimit klimatik.

“Grosha në mënyrë tradicionale bëhet me mish lope 16 kilogram grosh, ka qepë, piper , hudhër dhe zihet behët shumë e mirë. Grosha është tradicionale dhe e ziejmë në mënyrë të ngadaltë që të behët kajmak”, theksoi kuzhinieri.

Krahas gatimit të groshës, tradicionale në këtë manifestim është edhe gatimi i hallvës, për përgatitjen e së cilës kuzhinieri Adem Aliti theksoi se nevojiten plotë 3 orë kohë.

“Receta tradicionale është shumë e thjeshtë , por donë shumë punë edhe kohë se është sasi e madhe shumë dhe do shumë kohë , është me vaj miell, digjet vaj dhe mielli deri sa të marre një ngjyrë kafe ,pastaj në fund i hedhim ujë , pas ujit sheqerin edhe në fud pak rrush të thatë, apo ara çka të kemi edhe aty mbaron misioni hallvës”, pohoi kuzhinieri Aliti.

Përndryshe, ky manifestim organizohet nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim – QED, me mbështetjen e programit Civica Mobilitas, Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë dhe Komunës së Tearcës.