Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim miqësor dhe pune me homologen e saj nga Republika e Shqipërisë, ministren Elisa Spiropali.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Gërvalla ka ndarë disa fotografi nga ky takim, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve tona.
Ajo ka përcjellë një mesazh të shkurtër “Bashkë përherë, krah për krah”.