Mucunski zhvillon një sërë takimesh dypalëshe në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, zhvilloi disa takime bilaterale me kolegët e tij nga Portugalia, Libani, Uzbekistani dhe Ishujt Solomon, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së.

Siç kumtoi ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Paulo Ranzhel, u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe partneritetin brenda NATO-s. Është theksuar rëndësia e integrimit evropian dhe konfirmuar gatishmëria për thellimin e dialogut politik, bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik.

Me ministrat e Punëve të Jashtme të Libanit dhe Ishujve Solomon është përshëndetur vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe është shprehur gatishmëria për avancimin e mëtejshëm të tyre.

“Në kuadër të takimit me ministrin e Uzbekistanit, Bahtijor Saidov, u nënshkrua një Protokoll për Bashkëpunim dhe Konsultime midis dy ministrive, i cili do të shërbejë si bazë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit politik”, qëndron në kumtesën e MPJdheTJ.

Ministri Mucunski është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioglu, ku u konfirmua bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm dhe u diskutua për thellimin e mëtejshëm të tij.