Bashkimi Evropian ka pranuar të vazhdojë me planet për ndërtimin e një muri me dronë që do t’i mbrojë nga shkeljet ajrore ruse në krahun lindor të mbrojtjes.
Pas një takimi me ministrat nga kryesisht vendet anëtare të Evropës Qendrore dhe Lindore, plus Ukraina, komisioneri i BE-së për mbrojtjen, Andrius Kubilius, deklaroi se muri me dronë për mbrojtje nga shkeljet ajrore është “prioritet i menjëhershëm dhe element kyç i mbrojtjes së krahut lindor të bllokut”.
Çështja u bë aktuale pas një serie shkeljesh me dronë në Danimarkë, Poloni dhe Rumani, si dhe pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë, kur rusët hynë në hapësirën ajrore estoneze me avionë luftarakë që rrotulluan për disa minuta.
Kubilius tha se është e ngutshme të ketë një sistem efektiv zbulimi, duke përfshirë radarë dhe sensorë akustikë, si dhe kapacitete për kapjen dhe shkatërrimin e dronëve.
Ai pranoi mundësinë e një pabarazie mes kostove të mbrojtjes dhe vlerës së dronëve ruse, transmeton Telegrafi.
“Nëse përdorni raketa ajrore nga avioni juaj luftarak për të shkatërruar një dron, atëherë po përdorni një raketë që kushton 1 milion euro për të shkatërruar një dron që kushton 10 mijë”, tha ai.
Bashkimi Evropian ka pranuar të vazhdojë me planet për ndërtimin e një muri me dronë që do t’i mbrojë nga shkeljet ajrore ruse në krahun lindor të mbrojtjes.