MEMISHI: QYTETARËT E TEARCËS për herë të parë do kenë qasje në komunë

Daut Memishi, kandidati për kryetar në komunën e Tearcës, për Gazeta Lajm, deklaroi se ndër projektet elementare do të jetë ai që të gjithë qytetarët e kësaj komune do të kenë qasje për herë të parë në komunën e Tearcës. Sipas zotit Memishi, banorët e kësaj komune janë të zhgënjyer me primtime boshe. “Prej shumë vitesh kjo komunë ka qenë e mbyllur për banorët” u shpreh ai, duke shtuar se qytetarët janë shumë të zhgënjyer nga premtimet e kaluara që kanë ngelur vetem në letër.

“I jemi qasur kësaj udhëheqësie të cilen do ta marrim në krye komunën, që të gjitha ato premtime, të gjitha ata projekte të cilat i kemi në plan t’i projektojmé apo ndërtojmë . Një ndër projektet elementare do të jetë ajo që qytetari të ketë qasje për herë të parë në komunën apo institucionin, gjë e cila për fat të keq ka munguar ne komunën e Tearcës ndër vite, sepse ka qenë një komunë e mbyllur dhe nuk ka pasur aq shumë qasje për qytetarin e lirë”, ka thënë ne intervisten per gazeten Lajm dhe Lajm Tv, pretendenti per kreun e Tearces zoti Daut Memishi.