Kasami promovon rrugët e reja në lagjen Teqe

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka promovuar sot përfundimin e projekteve infrastrukturore në lagjen Teqe, ku janë investuar mbi 17.5 milionë denarë.

Në këtë lagje janë ndërtuar rrugë moderne me standarde bashkëkohore, duke sjellë gati 1 kilometër infrastrukturë të re që garanton siguri, funksionalitet dhe estetikë për banorët.

Kasami kujtoi se kur mori drejtimin e komunës, qyteti përballej me borxhe, papastërti dhe rrugë të shkatërruara, ndërsa sot Tetova ka hyrë në një fazë të re zhvillimi.

“Lagjja Teqe sot është shembulli më i mirë i transformimit të qytetit tonë. Tetova nuk kthehet më në të kaluarën e zymtë, por ecën përpara me Kapitullin e Dytë të zhvillimit, drejt një qyteti modern, të pastër dhe dinjitoz,” theksoi kryetari Kasami.

Banorët e lagjes tashmë gëzojnë rrugët e reja, të cilat përveç bukurisë i rikthejnë edhe sigurinë e munguar prej vitesh.