Trajnerja shqiptare e fitnesit me famë ndërkombëtare, Senada Greca krah Kim Kardashianit në promovimin e koleksionit të saj të ri në New York

Trajnerja shqiptare e fitnesit me famë ndërkombëtare, Senada Greca, ishte një nga të ftuarat speciale në eventin e organizuar nga Kim Kardashian në New York, për promovimin e koleksionit të saj të ri “NikeSkims”.

Senada publikoi një video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shihej duke marrë pjesë në këtë event ekskluziv, si një mikeshë e afërt e Kim Kardashian, me të cilën ka bashkëpunuar në disa seanca ushtrimi gjatë viteve.

Në video, trajnerja shihet mjaft atraktive e veshur në një kombinim të veshjes sportive, teksa takohet me emra të njohur dhe shkëmben një fotografi të përbashkët me Kimin.

Në mbishkrimin e videos, Senada shkruan: “Isha e kënaqur të merrja pjesë në eventin e prezantimit të koleksionit NikeSkims mbrëmë. E këndshme të dal jashtë palestrës… ende me veshje sportive, por duke e bërë të modës”.

Senada Greca, me origjinë nga Elbasani, ka arritur të bëhet një nga emrat më të njohur ndërkombëtarisht në fushën e fitnesit dhe prej më shumë se dy dekadash jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë një referencë për stërvitje dhe stil jete të shëndetshëm.