Moti me vranësira të ndryshueshme

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2), të përcjella me bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 24 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu. Në disa pjesë të luginës moti do të jetë jostabil, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24 gradë Celsiusë.