Ali Ahmeti: Edhe Dollneni ishte zjarr, miq!!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në hapjen e shtabit komunal në Dollnen deklaroi se shqiptarët janë të mobilizuar për plebishitin e 19 tetorit.

“Edhe Dollneni ishte zjarr, miq. Entuziazmi, besimi dhe vendosmëria e qytetarëve treguan qartë se shqiptarët janë të bashkuar, shqiptarët janë në këmbë”, tha Ahmeti para simpatizantëve.

Ai theksoi se nuk do të tolerohet më nëpërkëmbja e dinjitetit kombëtar dhe as shkelja e shtyllave të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, e ardhmja ndërtohet vetëm mbi respekt të ndërsjellë, punë të përbashkët dhe synimin e qartë drejt perspektivës evropiane.

“Ky është momenti ynë historik. Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim mbanë”, përfundoi Ahmeti.