Filloreta Raçi – Fifi ka qenë e ftuar së fundmi në “Pardon My French”, ku ka zbuluar më shumë gjëra rreth jetës e karrierës profesionaele.
Artistja gjithashtu ka treguar disa sekrete në lidhje me albumin e ri që do të sjellë dhe jo vetëm.
Gjatës bisedës, ajo u pyet nëse tani këngën e bën për qejf, në një periudhë kur çdo gjë varet nga klikimet.
Foto: YouTube
“E kam pas ndjerë këtë presionin derisa erdhi një moment dhe thashë që ‘duhet vetëm të krijoj muzikë’. Që prej këngës “Zemrën” kam thënë që do të nis tani që të publikoj dhe të bëj vetëm muzikë që mua më pëlqen dhe të mos them vetëm ‘të bëj një hit’”, u shpreh ajo.
“Më fal por çfarë dreqin, ku e dinë ata se kush është hit dhe kush jo. Kur unë i kam bërë këngët më të bukura të jetës sime kam thënë që dua të bëj një këngë të mirë që njerëzit të më dëgjojnë mua dhe këtë gjë e kam përdorur deri tek kënga “HANA”. Pastaj nisa të influencohesha prej tregut dhe aromës bastarde që lëshon muzika këto vitet e fundit”.
Këngëtarja nga Ferizaj shtoi se ka vendosur sërish të rikthehet në pikën që dëshiron të bëjë muzikën siç ajo e ndjen dhe jo të influencohet nga artistë të tjera apo rrymat muzikore.
“Këngët e mia unë nuk i hap t’i dëgjoj të them të drejtën, këngët që unë i dëgjoj janë vetëm këngët e reja që nuk kanë dalë ende dhe më duhet që t’i hap që të shikoj nëse duhet të ndryshoj ndoshta diçka. I dëgjoj në momente të ndryshme që të shikoj nëse ma japin sërish emocionin e njëjtë. A ja vlejnë ose jo”, thotë mes shumë gjërave.