Kremlini i është përgjigjur të mërkurën komentit të presidentit amerikan, Donald Trump, që e përshkroi Rusinë si “tigër prej letre”, dhe ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin vlerëson përpjekjet e homologut amerikan për të zgjidhur çështjen e luftës në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia “është ari dhe jo tigër”. “Por nuk ka gjëra të tilla si ari prej letre”, ka thënë ai, raporton Reuters.
Trumpi ka thënë të martën se beson që Ukraina mund të rikthejë tërë territorin e kapur nga Rusia dhe se Kievi duhet të veprojë tani, për faktin se Moska po përballet me probleme të mëdha ekonomike. Komentet e tij shfaqën përmbysje retorike me të cilën përballej opinioni deri tash.
Peskov, duke iu përgjigjur Trumpit në një intervistë në radio, ka thënë se ushtria ruse po avancon në Ukrainë dhe se dinamika në vijën e frontit është e qartë.