Nikollovski: Transporti dhe logjistika në tremujorin e dytë është rritur për 6,1 për qind

Maksimalisht jemi të hapur dhe u japim mbështetje pasi jeni shtytësi kryesor i biznesit, potencoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski në takimin e sotëm me transportuesit urban në Shkup.

Nikolloski vlerësoi se është shumë pozitiv indikatori për rritjen në sektorin e transportit dhe logjistikës në tremujorin e dytë prej 6,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo, potencoi, është dyfishi i rritjes së BPV-së, që tregon se kjo industri po zhvillohet dhe ende ka hapësirë për rritje. Në këtë drejtim, marrim shumë masa, nga metoda e shpërndarjes së lejeve CEMT deri te metoda e qasjes në Ministri.]

I paraqiti planet për zhvillim, siç tha, të një rrjeti të fortë rrugor dhe hekurudhor.

“Ideja është që Maqedonia të shfrytëzojë potencialin e saj si një udhëkryq natyror të dy korridoreve panevropiane, 8 dhe 10, dhe në atë drejtim të zhvillojë një rrjet të fortë rrugor dhe hekurudhor që do t’i shërbejë këtyre korridoreve”, tha Nikollovski.

Paralajmëroi se pjesa më e madhe e autostradës së Korridorit 10 vitin e ardhshëm do të rikonstruohet, gjithashtu edhe qarkorja e Shkupit. “Vazhdojmë dhe me ndërtimin e Korridorit 10d, i cili shkon nga Gradsko përmes Drenovë-Farish-Prilep deri në Manastir dhe vendkalimit të dytë kufitar me Greqinë deri në Mexhitlija”, tha Nikollovski, duke paralajmëruar se për këto tema do të diskutojë nesër në takim me kolegët e tij grekë.

Nikolloski potencoi dhe në mënyrë aktive po ndërtohet autostrada nga Prilepi në Manastir, tashmë është lëshuar rruga eksprese Gradsko-Drenovo-Farish, ndërsa shumë shpejt do të merret një vendim për ndërtimin e seksionit nga Farishi për në Prilep, që do të thotë një zgjidhje e plotë e autostradës ose një autostradë që do të shkojë në Korridorin 10d.

“Në Korridorin 8 është lëshuar rruga nga Stracini për në Kriva Pallankë, po punohet në qarkore, si dhe po bëhet zgjerimi i VK ‘Deve Bair’. Në anën perëndimore, po punohet në autostradën Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan, ndërsa thirrja për Bukojçan-Kërçovë përfundon më 30 shtator. Ndërsa autostrada Kërçovë-Ohër ngadalë po vendoset në funksion dhe janë lëshuar gjithsej 34 kilometra”, potencoi ministri i Transportit, Nikollovski.