Bilall Kasami siguron që uniformat e reja të Policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe, aty ku parashihet me ligj, përcjell TV21. Kasami tha se vlerëson se bëhet fjalë për furnizim publik të përgjegjshëm, dhe se më pas do të përcaktohen detajet.
“Jemi në komunikim me MPB-në. Ajo që mund të garantojmë, që edhe në këtë rast, do të respektohet ligji dhe aty ku uniformat në bazë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve duhet të jenë në gjuhën shqipe, sigurisht do të jenë edhe në gjuhën shqipe”, theksoi Kasami.