Aksident i rëndë trafiku në Ohër, dy persona në spital

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një përplasje mes një makine dhe një motoçiklete këtë pasdite përpara një qendre tregtare në Ohër…

Sipas informacioneve, shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës, të cilët nuk mbanin helmeta mbrojtëse, u lënduan. Ata u transferuan me urgjencë në spital, por për momentin nuk ka informacione për gjendjen e tyre./Alsat