Kosova ka marrë vendim për t’u pajtuar vullnetarisht me katër paketat e fundit të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të miratuara në përgjigje të agresionit të vazhdueshëm rus në Ukrainë.
Lajmi është mirëpritur nga shefi i zyrës sw BE-sw nw Kosovw, Avio Orav.
“Mirëpres vendimin e Qeverisë nw detyrw të Kosovës për t’u pajtuar vullnetarisht dhe për të zbatuar katër paketat më të fundit të sanksioneve të BE-së, të miratuara në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.”
Orav theksoi se ky veprim përforcon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe dëshmon përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave dhe praktikave evropiane.
“Bashkëpunimi dhe harmonizimi me praktikat e BE-së, në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, janë gurthemeli i marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës”, shkroi Orav.