Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,26 % në raport me vendimin e datës 15.09.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 dhe të Vajit Ekstratë Lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU rritet për 0,207 den/kg dhe tani do të jetë 36,947 den/kg.

Nga data 23.09.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 75,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 të shitet për 77,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V) të shitet për 69,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) të shitet për 69,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU të shitet për 36,947 (denarë/kilogram).