Siljanovska do të marrë pjesë në Asamblenë e 80-të të Kombeve të Bashkuara

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë kësaj jave do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së që mbahet në Nju Jork.

Ajo do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm dhe do të jetë pjesë e një sërë samitesh, forume liderësh dhe takimesh të nivelit të lartë. Në kuadër të vizitës është planifikuar edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, si dhe takime bilaterale me disa liderë botërorë.

Motoja e këtij sesioni është: “Më mirë së bashku: 80 vjet dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejta të njeriut”.

Gjatë qëndrimit në SHBA, presidentja do të vizitojë edhe qytetin Detroit./TV21