
Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, pritet të shpallë të dielën pasdite njohjen zyrtare të shtetit palestinez.
Ky hap vjen pasi Starmer kishte paralajmëruar në korrik se Britania e Madhe do ta ndryshonte qëndrimin e saj në shtator, nëse Izraeli nuk përmbushte disa kushte, përfshirë arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe zotimin për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje që garanton zgjidhjen me dy shtete.
Njohja e Palestinës shënon një kthesë të madhe në politikën e jashtme britanike, pasi qeveritë e mëparshme kanë këmbëngulur se ky hap duhet të ndodhte vetëm si pjesë e një procesi paqeje dhe në një moment kur do të kishte ndikim maksimal.
Megjithatë, vendimi ka ngjallur kritika të ashpra nga qeveria izraelite, familjet e pengjeve si dhe nga disa deputetë konservatorë britanikë.