Qytetarët e Maqedonisë së Veriut filluan të marrin më shumë kredi për blerjen e banesave

Depozitat totale në muajin gusht shënojnë rritje prej 12,4 për qind në nivel vjetor, ndërsa kreditë kanë një rritje prej 12,9 për qind, raporton MIA. Sipas të dhënave që sot i publikoi Banka Popullore, te depozitat më e theksuar është rritja në sektorin e amvisërive, ndërsa te kreditë, në sektorin korporativ.

Tek personat fizikë, më të përhapura në muajin gusht kanë qenë kreditë konsumatore dhe ato për banesë, të cilat shënojnë një rritje vjetore prej 9,9 për qind dhe 15,5 për qind, ndërsa kreditë për automjete shënojnë një rënie vjetore prej 2,5 për qind. Te kreditë e miratuara përmes kartelave kreditore ka ulje në nivel vjetor prej 7,1 për qind.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025 janë shitur më pak banesa se në tremujorin e parë. Në fazë ndërtimi janë 25.354 banesa të cilat pritet të dalin në tregun e patundshmërive.

Çmimi më i lartë për një metër katror banese është regjistruar në komunën Qendër, ku një banesë prej 96 metrash katrorë është shitur për 260 mijë euro, ose 166.563 denarë për metër katror.

Nëse një vit më parë për një apartament prej 50 metrash katrorë në një nga lagjet e Shkupit ju duhej të paguanit 90.000 euro, pra të paguani 1.800 euro për metër katror, tani për të njëjtin apartament do të duhet të ndani të paktën edhe 20.000 euro më shumë, tregon analiza e Bankës Popullore.