Ibrahimi : Kjo ngjarje ka peshë historike, duke bërë këtë punë po u kërkojmë falje viktimave të përmbytjeve në “Hasanbeg”

 

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, I cili mori pjesë në hapjen e shtabit në Hasanbeg, deklaroj që të gjitha punët e realizuara në Hasanbeg nuk po realizohen në kuptim politik. Ai shtoi se si pasoj e pakujdesisë së pushtetit të kaluar kanë ndodhur edhe vërshimet në Hasanbeg.

“Shkupjant e për ata njerëz që e dine rastin e vërshimeve të Hasanbegut e dinë se kjo ngjarje sot është bërë edhe historike dhe duke e bërë këtë punë në një mënyrë ju kërkojmë falje viktimave që u bënë në Hasanbeg. Sikur pushtetet e kaluara të kishin pasur vëmendje sa kemi ne ndoshta edhe nuk do të ndodhte, por për shkak të pakujdesis së tyre, për shkak që kanë qenë të pasionuar për çështje tjera e jo për interesin e qytetarëve kanë lënë atë punë të pa zgjidhur aq kohë. Ajo që dua ta theksoj është se të Hasanbegut janë në Komunën e Gazi Babës, shqiptarët në komunën e Gazi Babës nuk janë shumicë edhe në kuptim politik, ne si parti politike nuk është se fitojmë shumë vota në Hasanbeg por kjo nuk është arsyje që ne të mos bëjmë punë për të mirën e Hasanbegut”- deklaroj Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi.