Transportonte ilegalisht 4 emigrantë, arrestohet shkupjani

Katër shtetase të Nepalit janë gjetur në automjetin e shkupjani në afërsi të vendkalimit kufitar Qafë Thanë, shoferi është arrestuar për kontrabandë emigrantësh, njoftoi Policia e Ohrit. Nëpunës policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare në fshatin Frangovë të Strugës, sipas informacioneve, mbrëmë në orën 22:50 e privuan nga liria Xh.B. (40) nga Shkupi, pranë vendit të quajtur “Pishat” në rrugën magjistrale Strugë-vendkalimi kufitar Qafë Thanë.

“Ai dyshohet se me automjetin e tij “Audi” me targa të Shkupit ka bërë kontrabandë еmigrantësh. Në afërsi të automjetit janë vënë re katër persona femra të cilat kanë tentuar të iknin, por janë kapur menjëherë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për katër shtetase të Nepalit, nga të cilat tre ishin të moshës 22-vjeçare dhe njëra e moshës 34-vjeçare”, sqaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.

Emigrantët dhe shoferi u dorëzuan në NJPB Strugë për veprime të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihen kallëzime përkatëse.