Kosovë-Shqipëri Sekuestrohen armë dhe një sasi e municionit në Prizren

Sekuestrohen armë dhe një sasi e municionit në Prizren

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion gjatë një aksioni të zhvilluar në Prizren, pas një rasti të shtënave me armë zjarri që ndodhi më 9 shtator në rrugën “Mbreti Pleurat”.

Nga kontrollet e realizuara me urdhër të prokurorit në dy lokacione të qytetit, u gjetën dhe sekuestruan: një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike me dylbi, një pushkë gjuetie, si dhe 161 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Të gjitha provat u evidentuan nga njësia e krim-teknikës.

Dy personat e dyshuar për rastin janë ende në kërkim dhe akuzohen për veprat penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje e paautorizuar e armëve”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike.