Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se kanë parandaluar kontrabandë të stolive të arit në vlerë të 346 mijë denarëve, përcjell TV21. Sipas Doganës, stolitë janë gjetur në veturën e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut.

“Në vendkalimin kufitar “Stenje” me Shqipërinë, doganierët në bashkëpunim me policinë kufitare parandaluan një tentim për kontrabandë të bizhuterive prej ari me vlerë të përgjithshme prej 346 mijë denarësh. Kundër autorit është ngritur kallëzim penal për veprën penale – kontrabandë, e dënueshme sipas Kodit Penal. Autori, shtetas i Maqedonisë, është përpjekur t’i fusë mallrat në mënyrë të paligjshme, pa i deklaruar tek organi doganor kompetent. Për shkak të dyshimit, doganierët kanë kryer një kontroll të detajuar të automjetit me të cilin udhëtonte, ku në valixhen e tij, mes sendeve personale, janë gjetur pesë byzylykë ari të paketuar në kuti bizhuterish”, njofton Drejtoria e Doganave./tv21.tv


