Akuzat nga opozita për situatën me zjarret, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski janë gënjeshtra dhe të pavërteta dhe tentim për të fituar pikë politike. Në një deklaratë për mediat dhënë sot gjatë vizitës në Kumanovë, Mickoski tha se opozita po merret me gënjeshtra dhe trillime dhe se ato gënjeshtra do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Opozita këtë po e bën sepse mendon se në këtë mënyrë me atë strategji, do të fitojë pikë politike dhe do të marrë mbështetje nga qytetarët. Edhe nëse është e vërtetë gjithçka që e komentojnë, ndërsa asgjë nuk është e vërtetë, atëherë lind pyetja se çfarë po bëjnë ata për të ndihmuar procesin”.
“Ata nuk bëjnë asgjë, ata merren me nekrofili, trillime dhe gënjeshtra, por do të vazhdojnë sepse nuk kanë program, vizion, ide. Ne kemi program të qartë, strategji të qartë se si duhet të vazhdojmë të punojmë – me ndershmëri, përgjegjësi, përkushtim dhe siç kam thënë shumë herë më parë, në fund do të fitojmë”, ka thënë Mickoski.