Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga shembja e disa tarracave në Shëngjin.
Mes tyre është rrënuar edhe tarraca e lokalir “Tradita Hasit Prizrenit”.
Në përshkrimin e videos, Rama ka shkruar: “Ecim, pa ndalim.”
Ky aksion është pjesë e fushatës për lirimin e hapësirave publike, i cili prej kohësh po zbatohet në disa qytete të Shqipërisë.