Mungesa e teksteve shkollore/ Çantat e nxënësve u mbushën me materiale të fotokopjuara

Çantat e nxënësve u mbushën me libra të kopjuar edhe këtë fillim vit shkollor. Shumë nxënës të shkollave fillore sërish u ballafaquan me mungesë të teksteve të caktuara shkollore ndërsa për të mos humbur nga mësimi nisën kopjimin e librave. Derisa Alsat vizitoi dyqanet për fotokopjim një pjesë e nxënësve kërkonin të blinin libra të kopjuar për lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Maqedonase dhe të huaja e madje Histori e Gjeografi.

“A i ke marr të gjitha librat? Jo, vetëm katër. Çka do të bësh për të tjerat që si ke marr? Do ti fotokopjoj. Disa libra na kanë thënë ti fotokopjojmë, disa i kemi marr. Cilat u kanë thanë ti fotokopjoni? Të maqedonishtes dhe të matematikës”, tha një nxënës.

“A ke fotokopjuar diçka deri tash? Po, Gjuhë Shqipe dhe Matematikë”, u përgjigj një tjetër nxënës.

“A ke fotokopjuar ndonjë libër? Po. Cilin libër? Të anglishtes, për klasën e katërt”, theksoi një nxënës.

Një pjesë e nxënësve thanë se ishin këshilluar nga mësimdhënësit të mos i dëmtojnë librat në të kundërtën do të paguajnë gjobë.

“Librat, të gjitha ishin në rregull. A ishin të grisura ose të shkarravitura? Të shkruara ishin por të grisura jo. 04.56 Arsimtarët na kanë thënë të mos I grisim librat, mos ti shkruajmë”,u shçreh një nxënës.

Pronarët e dyqaneve për fotokopjim dhe shitje të pajisjeve shkollore thanë se kërkesa për libra të kopjuar dukshëm është rritur. Një komplet libra të kopjuar arrin rreth 2 mijë denarë.

“Te klasat e katërta 80 % e librave janë të dëmtuara dhe i kërkojnë ato si komplet. Te klasat e pesta është gjuha shqipe dhe matematika, këto dy librat që kërkohen më shumë te klasat e pesta. Keni raste kur prindi i kopjon të gjitha librat? Po, ka raste të tilla kur e sheh se tek të gjitha librat ka mungesë të fletëve. Kompletimi I gjitha librave për klasën e katërt, për të gjitha lëndët, të kopjuara me ngjyra arrin diku 2 mijë denarë”, deklaroi Sedat Koka, shitës i pajisjeve shkollore.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska ka paralajmëruar rregullore të re kur bëhet fjalë për porositjen e teksteve shkollore. Pavarësisht që kërkesa për numrin e librave dorëzohet në maj, Janevska tha se shumë shkolla fillore në vend vazhdojnë të përballen me mungesë të teksteve shkollore si rezultat i mos menaxhimit të duhur të drejtuesve të shkollave. /Alsat.mk